Biden thotë se Trump e ka futur SHBA’në në errësirë

  • A.P /
  • 21 August 2020 - 20:57
Biden thotë se Trump e ka futur SHBA’në në errësirë

Joe Biden zyrtarisht ka marrë nominimin e partisë së tij, në garat për t’u bërë president.

Në Konventën e Partisë Demokratike, Biden lëshoi disa akuza për Trumpin. I njëjti tha se presidenti aktual SHBA-në e ka futur në errësirë.

Ish-senatori amerikan deklaroi se presidenca e Trumpit i ka futur SHBA-të në errësirë qe një kohë të gjatë.

I shërbeu për gati gjysmë dekade në pozita te ndryshme popullit amerikanë.

Por 77-vjecari Joe Biden tani është gati të garojë për pozitën me të  rëndësishme në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Ai do ta sfidojë presidentin aktual Donald Trump për te parin e Shtëpisë së Bardhë në zgjedhjet e nëntorit.

Të enjten në konventën e Partisë Demokratike që po mbahet tash e sa dite ish zv.presidenti amerikan mori nominim e partisë se tij ne garën për tu bërë president.

Duke i referuar situatës aktuale ne SHBA, Biden quajti atë si stuhia perfektë ne 100 vitet e fundit dhe si gjendja me e rëndë ekonomike qe nga “ Depresioni i Madh”.

Ndërsa kur foli  për ekonominë kandidati demokrat tha se nëse fiton Trump zgjedhjet, familjet amerikane do ta kenë vështire ta kalojnë muajin ndërsa 1 për qind e te pasurve do te vazhdojnë ti shtojnë miliardat.

E derisa iu adresua krizës që u shkaktua pas vdekjes së dhunshme të George Floyd, Joe Biden, tha se mbase tani Amerika është gatshme ti jap fund “Kamxhikut te racizmit”.

Kritikave qe ish presidenti Obama i beri ndaj presidenti aktual një ditë më parë, presidencën e të cilit e quajti si shoë i radhës iu bashkua edhe kandidati demokrat duke thënë se lidershipi i 4 viteve te fundit e ka futur Amerikën në errësirë prej një kohe të gjatë.

Por presidenti Donald Trump nuk e la pa i’u përgjigjur as kundërkandidatit te tij duke thënë se nëse do ta shihni se cka do të bëjë Biden, shkoni shiheni zhvillimin e vendit prej nga vjen.

Senatori Biden nëse do ta fitonte garën do të bëhej presidenti i 46  i Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

(Kosova Sot Online)