Bahtiri merr vendim: E diela në Mitrovicë, zyrtarisht ditë pushimi

  • A.P /
  • 21 August 2020 - 22:00
Bahtiri merr vendim: E diela në Mitrovicë, zyrtarisht ditë pushimi

Kryetari i Komunës së Mitrovicës së Jugut, Agim Bahtiri ka thënë se sot ka vendosur që e diela të jetë ditë pushimi.

Sipas tij, ky vendim hyn në fuqi nga data 23 gusht.

“Pas shqyrtimit të kërkesave nga pesëdhjetë e gjashtë biznese për caktimin e ditës së diel ditë pushimi, sot kam vendosur për rikthimin e vendimit, që e diela të jetë ditë pushimi. Ky vendim hyn në fuqi nga data 23.08.2020”.

(Kosova Sot Online)