Supremja e kthen në Apel lëndën e Ilir Tolajt bashkë me zyrtarët e tjerë

  • A.P /
  • 21 August 2020 - 22:02
Supremja e kthen në Apel lëndën e Ilir Tolajt bashkë me zyrtarët e tjerë

Shkelja esenciale e dispozitave procedurale, bëri që ky aktgjykim i Apelit të kthehet në rivendosje.

Ishte liruar nga akuza për “keqpërdorim të detyrës zyrtare” në qershor të vitit 2018.

Por pas shqyrtimit të lëndës nga gjykata e shkallës së dytë, ish sekretari i MSH-së, Ilir Tolaj, së bashku me zyrtarët e tjerë të kësaj ministrie u dënuan me burgim.

Megjithatë, pas ankesave në Gjykatën Supreme të mbrojtësve të të dënuarve, kjo e fundit ktheu çështjen penale ky i përfshirë është ish sekretari i Ministrisë së Shëndetësisë.

Kjo pasi që Supremja gjeti se në aktgjykimin dënues mungon definimi i dashjes së të akuzuarve në kryerjen e veprës penale.

Organi më i lartë i drejtësisë nuk e pranon arsyetimin se çdo shkelje e detyrës zyrtare, nënkupton edhe konsumimin e veprës penale.

Tutje, Supremja  ka udhëzuar Apelin që në rigjykim t’i ftojë ekspertët në shqyrtimin gjyqësor e po ashtu të vërtetojë drejt se si Ministrisë së Shëndetësisë i është shkaktuar dëmi prej 400 mijë eurosh.

Shkelja esenciale e dispozitave procedurale, bëri që ky aktgjykim i Apelit të kthehet në rivendosje.

Në fund, Gjykata thotë se Apeli duhet të veproj në pajtim me vërejtjet e dhëna në këtë aktgjykim dhe të administroj provat ekzistuese.

(Kosova Sot Online)