Dënimet nga 35 deri në 2000 euro, ky është ligji anti-Covid që u dekretua nga presidenti

  • A.P /
  • 21 August 2020 - 22:15
Dënimet nga 35 deri në 2000 euro, ky është ligji anti-Covid që u dekretua nga presidenti

Pas dekretimit të ligjit për pandeminë kushdo që thyen masat anti-Covid bënë shkelje ligjore dhe mund të dënohet.

U iniciua nga kryetarja e Kuvendit Vjosa Osmani.

E me 77 vota pro deputetet e kësaj legjislature miratuan projektligjin për parandalimin e Covid 19.

Ligji ka për qëllim krijimin e hapësirës së   domosdoshme juridike autoriteteve shtetërore  për luftimin virusit korona.

E ky ligj mund të zbatohet së shpejti pasi që edhe presidenti I vendit Hashim Thaçi dha dritën jeshile, duke e dekretuar një ditë më parë.

Ky ligj e mirëpresin edhe juristët

Ata thonë se krijon bazën për veprimet e institucioneve

Qytetarët qe nuk e zbatojnë këtë ligj bëjnë shkelje ligjore

Prandaj për çdo shkelje te masave do të vijë edhe dënimi.

 Kurse gjobat që mund të shqiptohen vargojnë  nga 35 euro për persona fizik  deri në 2000 për ata juridik.

Ky ligj do të jetë në fuqi deri sa të pushojnë arsyet faktike për zbatimin e tij.

(Kosova Sot Online)