“S’kemi shpëtim”, paralajmërimi i frikshëm i shkencëtarit britanik: koronavirusi do të jetë prezent gjithmonë

  • G.G /
  • 22 August 2020 - 18:44
“S’kemi shpëtim”, paralajmërimi i frikshëm i shkencëtarit britanik: koronavirusi do të jetë prezent gjithmonë

Një shkencëtar britanik ka paralajmëruar se koronavirusi do të jetë prezent gjithnjë “në një formë apo tjetër”, dhe se duhet të bëjmë rregullisht vaksina për t’u mbrojtur nga ai.

Profesor Mark Walport, që është anëtar i Grupit Këshilltar Shkencor i qeverisë britanike, tha se, ashtu si gripi, ky virus do jetë në qarkullim dhe se duhet bërë gjithçka për ta mbajtur nën kontroll.

Ky paralajmërim i frikshëm i tij vjen pas zërave se bota mund të përballet me një tjetër mbyllje nëse shihet rritje e vrullshme e rasteve të infektuara.

Duke folur për BBC, Walport tha: “Ashtu siç bëjmë për gripin, do na duhet të rivaksinohemi në intervale të ndryshme kohore”.

Shkencëtari gjithashtu paralajmëroi se virusi me shumë mundësi mund të dalë jashtë kontrollit sërish.

(Kosova Sot Online)