Lexoni edhe:
A rrezikohen nxënësit, profesorët dhe prindërit? Eksperti tregon rreziqet e (mos) hapjes së shkollave, shkaku i Covid-19
Policia në Klinë ka arrestuar një person i cili kishte vazhduar ndërtimin e një objekti pavarësisht se inspektorët komunalë ia kishin ndaluar
Rasti ka ndodhur mëngjesin e së premtes në rrugën “Malë Bashota” në Klinë, njofton policia, ndërkaq i dyshuari është arrestuar të shtunën.
“Më 22.08.2020 është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti kishte vazhduar ndërtimin edhe pse ishte ndaluar nga inspektoret komunal duke larguar shiritin e vendosur nga ana e tyre”, thekson njoftimi i policisë.
Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.
(Kosova Sot Online)