Turqi: Katër të vdekur dhe mbi 11 persona të zhdukur nga reshjet e shiut

  • A.P /
  • 23 August 2020 - 15:34
Turqi: Katër të vdekur dhe mbi 11 persona të zhdukur nga reshjet e shiut

Katër persona kanë vdekur dhe mbi 11 të tjerë janë zhdukur nga reshjet e fundit të shiut në Turqi

“Katër persona kanë ndërruar jetë si pasojë e përmbytjeve në rajonin verior të Detit të Zi në Turqi, ndërsa mbi 11 persona raportohen të zhdukur”, ka deklaruar ministri i Brendshëm turk, Suleyman Soylu.

Pamjet nga provinca veriore e Giresunit tregojnë përmbytjet e shkaktuara nga reshjet e dendura që vërshojnë midis ndërtesave të shumta, nga ku u gjeten edhe viktimat.

Në një pronocim për mediat turke, ministri është shprehur se operacionet e kërkim-shpëtimit po punojnë intensivisht për gjetjet e të zhdukurve.

“Një prej viktimave ishte ushtar. Rrugët për në 118 fshatra janë mbyllur. Pesë oficerë të xhandarmërisë dhe një operator ekskavatori u zhdukën pasi një digë e vogël 5 metra e lartë u rrëzua për shkak të përmbytjeve në rajon.”, është shprehur Soylu.

Deri tani sipas raportimit të ministrit janë shpëtuar 133 njerëz.

(Kosova Sot Online)