Arrestohen 3 hajna në Prishtinë, sulmuan zyrtarët policorë

  • E.K /
  • 24 August 2020 - 10:21
Arrestohen 3 hajna në Prishtinë, sulmuan zyrtarët policorë

Policia e Kosovës ka arrestuar 3 persona, të cilët janë kapur duke vjedhur në një market në Prishtinë. Gjatë arrestimit të dyshuarit kanë sulmuar zyrtarët policorë dhe kanë kanosur punëtoren e lokalit.

Ky rast ka ndodhur gjatë ditës së djeshme në orën 19:20.

Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.

VJEDHJE/KANOSJE/SULM NDAJ PERSONIT ZYRTAR

Prishtinë 23.08.2020-19:20. Janë arrestuar tre të dyshuar meshkuj kosovar pasi që të njëjtit janë kapur në flagrancë duke vjedhur në një lokal-market. Gjatë arrestimit të dyshuarit kanë kundërshtuar dhe sulmuar zyrtaret policor dhe kanë kanosur edhe punëtoren e lokalit. Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.

(Kosova Sot Online)