Mposhti koronavirusin, mjeku i njohur dhuron plazmën e gjakut për pacientët që po luftojnë me Covid

  • G.G /
  • 25 August 2020 - 11:14
Mposhti koronavirusin, mjeku i njohur dhuron plazmën e gjakut për pacientët që po luftojnë me Covid

Mjeku i njohur, Roland Xhaxho, i cili fitoi betejën me koronavirusin pak kohë më parë, ka dhuruar plazmën e gjakut, në ndihmë të pacientëve të infektuar dhe që ndodhen në gjendje të rëndë.

Lajmi bëhet i ditur nga ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, e cila shprehet se është krenare për mjekët, që me shembullin e tyre, përçojnë vlerat e humanizmit dhe solidaritetit për atë që ka më shumë nevojë.

(Kosova Sot Online)