Paralajmërimi i ekspertit: Vendosja e maskave nga fëmijët në shkolla nuk ul rrezikun nga Covid-19

  • E.K /
  • 26 August 2020 - 13:29
Paralajmërimi i ekspertit: Vendosja e maskave nga fëmijët në shkolla nuk ul rrezikun nga Covid-19

Një ndër çështjet më të rëndësishme këto ditë është dhe fillimi i shkollave. Shtete të ndryshme kanë marrë masat e nevojshme për sigurinë e nxënësve dhe mënyrat se si do të zhvillohet mësimi.

Prof Calum Semple, specialisti për shëndetin e fëmijëve në Universitetin e Liverpool  u shpreh për BBC se vendosja e maskave në fytyrë për fëmijët e vegjël do të ishtë një “ndihmë e vogël”, larja e duarve dhe distancimi sociale janë gjëra më të rëndësishme dhe më efektive.

“Ne nuk mund të supozojmë vetëm se dikush që ka vendosur maskë në fytyrë do të heqë gjithë rrezikun”– tha ai.

Profesori shtoi se maskat në fytyrë nuk janë të domosdoshme për fëmijët e vegjël.

“Fëmijët sillen shumë herë më mirë në një klasë të mbikëqyryr nga një mësues sesa të rriturit kur janë në një pijetore me një gotë birrë para”– u shpreh Calum.

Maskat tashmë do të bëhen pjesë e veshjes së tyre dhe do të jetë interesante duke parë se si fëmijët do i personalizojnë këto.

(Kosova Sot Online)