Eksperti Amerikan për Ballkanin, apel Washingtonit: Mos e injoroni BE-në në procesin e takimeve Kosovë – Serbi

  • E.K /
  • 27 August 2020 - 10:15
Eksperti Amerikan për Ballkanin, apel Washingtonit: Mos e injoroni BE-në në procesin e takimeve Kosovë – Serbi

Profesori dhe eksperti amerikan për Ballkanin, Alon Ben Meir, ka komentuar takimin që do të mbahet më 4 shtator në Uashington mes Kosovës dhe Serbisë.

Sipas Ben Meir, është shumë e rëndësishme që në këtë proces të mos anashkalohet BE-ja, ngase, sipas tij, kjo e fundit ka prodhuar shumë marrëveshje mes Kosovës dhe Serbisë.

Tutje, Ben Meir ka thënë se SHBA-ja duhet të jenë të vetëdijshme se përderisa Kosova dhe Serbia synojnë integrimet evropiane, asnjë proces i normalizimit nuk mund të shkojë pa involvimin direkt të BE-së në negociata.

“Pasi që një takim i njëjtë dështoi për shkak të aktakuzës së Speciales ndaj presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, liderët e Kosovës dhe Serbisë do të takohen më 4 shtator në Shtëpinë e Bardhë. Pas gati një dekade përpjekjeje të Evropës për normalizimin e raporteve mes dy shteteve, tani SHBA-ja kanë lëvizur. Sidoqoftë, është shumë e rëndësishme që të mos injorohet BE-ja në këtë proces, sepse ajo deri tani ka prodhuar disa marrëveshje mes dy shteteve. Duke Pasur parasysh që Kosova dhe Serbia kanë synim integrimin evropian, SHBA-ja duhet të kuptojë qartë se nuk ka proces normalizimi pa involvimin direkt të zyrtarëve të BE-së në procesin e negociatave”, ka shkruar ai.

(Kosova Sot Online)