Shkoi për hajmali te Hoxha, ai e detyron kosovaren ta bëje me të/ 6 vite zgjati kjo histori: Thoshte është mirë!

  • G.G /
  • 27 August 2020 - 11:51
Shkoi për hajmali te Hoxha, ai e detyron kosovaren ta bëje me të/ 6 vite zgjati kjo histori: Thoshte është mirë!

Policia e Kosovës e ka arrestuar një burrë 70-vjeçar, i cili për 6 vite me radhë duke iu paraqitur si hoxhë e kishte shfrytëzuar një grua nga Prishtina.

Sipas burimeve të reporteri.net rasti është denoncuar dje nga gruaja me inicialet Z.K.

Ngjarja kishte filluar në vitin 2014 kur gruaja kishte shkuar te qytetari Bislim Goliqi nga Prishtina. i cili i ishte paraqitur asaj si hoxhë që shkruante hajmali.

“Viktima ka raportuar e i dyshuari Bislim Goliqi i cili ju ka prezantuar si hoxhë i cili merret me hajmali. Sipas viktimës ajo kishte shkuar te ky person për një hall të vetin dhe pastaj i dyshuari e ka shfrytëzuar seksualisht prej vitit 2014 duke e dërguar nëpër motele”, thotë ky burim.

(Kosova Sot Online)