Ish- ushtaraku shqiptar vret 61 vjeçarin

  • E.K /
  • 28 August 2020 - 14:09
Ish- ushtaraku shqiptar vret 61 vjeçarin

Një 37 vjeçar është arrestuar nga policia e Tiranës këtë të premte, nën akuzën e vrasjes së 61 vjeçarit Dorian Latollari.

Fatmir Demiri i dënuar më parë për dezertim nga shërbimi ushtarak, ka goditur me sende të forta burrin, duke i shkaktuar vdekjen. Shkak i sherrit është bërë një konflikt për pronën.

NJOFTIMI I POLICISË:

Ndalohet një 37-vjeçar, për veprën penale “Vrasja”.

37-vjeçari i dënuar më parë për Dezertim nga shërbimi Ushtarak.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr.3, me marrjen e njoftimit se në rrugën “Haxhi Hysen Dalliu”, në oborrin e banesës shtetasi D.L., 61 vjeç, ishte gjetur pa shenja jete, menjëherë kanë organizuar punën për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.3, nën drejtimin e Prokurorisë, pas një pune të mirorganizuar dhe hetimeve instensive bënë të mundur zbulimin e ngjarjes, dhe kapjen e autorit të dyshuar shtetasin F.D., 37 vjeç, banues në Tiranë.

37-vjeçari e ka pranuar autorsinë dhe është shprehur se për disa konflikte të meparshme, dyshohet për konflikte pronësie, me vetëpërgjegjësi ka goditur me sende të forta duke i shkaktuar vdekjen shtetasit D.L.

Materialet do t’i referohen Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të metejshme hetimore.

(Kosova Sot Online)