Edi Rama u përgjigjet kërkesave për dorëheqje: As në qiell e as në tokë

  • A.P /
  • 20 June 2026 - 17:15
Edi Rama u përgjigjet kërkesave për dorëheqje: As në qiell e as në tokë

Kryeministri Edi Rama reagoi ndaj kërkesave të protestuesve për dorëheqjen e tij, duke i cilësuar ato si të pabazuara dhe jashtë realitetit.

Gjatë mbledhjes së Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Rama tha se kishte marrë mesazhe të shumta që lidhen me mundësinë e largimit të tij nga detyra, por theksoi se nuk sheh asnjë arsye që të diskutohet një skenar i tillë.

“Nuk e di se për çfarë arsye apo si mund ta kem lënë përshtypjen sikur më ka shkuar ndërmend që unë të jap dorëheqje. Kam pasur shumë mesazhe dhe gjithmonë e më shumë njerëz shohin që e gjitha kjo është diçka që nuk rri, nuk rri as në qiell, as në tokë”, deklaroi Rama.

(Kosova Sot Online)