Mbledhje të jashtëzakonshme, takime e konferenca, këto janë ngjarjet e ditës së sotme

  • E.K /
  • 31 August 2020 - 08:08
Mbledhje të jashtëzakonshme, takime e konferenca, këto janë ngjarjet e ditës së sotme

Për sot janë paralajmëruar pesë ngjarje e aktivitete të cilat do të mbahen gjatë ditës në Kosovë dhe përbëjnë kalendarin e sotëm ditor të ngjarjeve në vend.

Kuvendi i Komunës së Prizrenit mban mbledhjen e jashtëzakonshme në lidhje me gjendjen e arsimit në Komunën e Prizrenit. (Kuvendi i Komunës, Prizren, ora 10.00).

Mbahet takimi i 184-të i Këshillit Prokurorial të Kosovës. Për shkak të COVID-19, takimi do të organizohet nëpërmjet video-konferencës. (Ora 10.00).

Federata e Futbollit të Kosovës mban konferencë për media para ndeshjeve të Ligës së Kombeve kundër Moldavisë dhe Greqisë. (Hotel “Emerald”, ora 11.00).

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka merr pjesë në përurimin e Zyrës së Gjendjes Civile në Reçanë, projekt i realizuar nga Drejtoria e Administratës. (Ora 12.10).

Kolegji AAB prezanton rezultatet e hulumtimit “Fëmijët online në Kosovë, përdorimi i internetit dhe eksperiencat”, mbështetur nga MASH-i. (Kolegji AAB, Biblioteka universitare, Fushë Kosovë, ora 14.00).

(Kosova Sot Online)