Ndodh në Francë: Qindra udhëtarë bllokohen në tren tërë natën, u ndal rryma

  • E.K /
  • 01 September 2020 - 10:26
Ndodh në Francë: Qindra udhëtarë bllokohen në tren tërë natën, u ndal rryma

Qindra udhëtarë e kanë kaluar natën të ngujuar dhe të uritur në një tren francez për shkak të një problemi me energjinë elektrike. Treni arriti në destinacion me pothuajse një ditë vonesë.

Treni u nis nga Hendaye, afër kufirit me Spanjën, për të shkuar në Paris me gati një mijë udhëtarë, pavarësisht rritjes së numrit të rasteve të koronavirusit në Francë. Udhëtimi pritej të zgjaste rreth pesë orë.

Megjithatë, treni u ndal në rajonin Landes për shkak të një problemi me energjinë elektrike në linjë, njoftoi operatori kombëtar i hekurudhave, SNFC.

Pasagjerët më pas u vendosën në një tren tjetër për t’u dërguar në qytetin Bordeaux pak para agimit. Udhëtarët e stërlodhur më në fund arritën në Paris rreth mesditës të hënën, shkruan The Guardian.

Një korrespondent i agjencisë AFP, i cili ndodhej në tren, tha se në tren vazhdimisht jepej njoftimi se ushqimi ka mbaruar dhe kërkohej nga udhëtarët që të mos vijnë për të kërkuar ushqim.

Menaxherët e trenit gjithashtu bënë thirrje që nëse ndonjë mjek ndodhet në mesin e udhëtarëve, të lajmërohej, sepse së paku një udhëtar u alivanos.

(Kosova Sot Online)