Gjermania përjashton izolimin e dytë gjithëkombëtar në dimër

  • E.K /
  • 02 September 2020 - 15:23
Gjermania përjashton izolimin e dytë gjithëkombëtar në dimër

Ministri gjerman i Shëndetësisë, Jens Spahn, ka thënë se vendi i tij nuk do të ketë nevojë që të futet në një izolim tjetër gjithëkombëtar gjatë dimrit.

Kjo deklaratë e ministrit Spahn erdhi në kohën kur Gjermania ka shënuar rritje të numrit të rasteve të koronavirusit në ditët e fundit, shkruan The Guardian.

Pasi fillimisht kishte arritur t’i mbante në shifra të vogla numrat e vdekjeve dhe infektimeve me Covid-19 në krahasim me vendet e tjera evropiane, numri i rasteve të reja është rritur ditëve të fundit.

Të martën dhe të mërkurën, Gjermania i regjistroi nga rreth 1,200 raste të infektimeve për 24 orë. Të martën u shënuan katër viktima, ndërsa të mërkurën numri i të vdekurve për një ditë shkoi në 11.

Sidoqoftë, Gjermania ka numër shumë më të vogël të viktimave të koronavirusit që nga fillimi i pandemisë në krahasim me Britaninë e Madhe, Italinë, Spanjën dhe Francën.

(Kosova Sot Online)