Dalin fotografi të Hotit e Vuçiqit brenda Shtëpisë së Bardhë, i pret Grenell

  • A.P /
  • 03 September 2020 - 17:05
Dalin fotografi të Hotit e Vuçiqit brenda Shtëpisë së Bardhë, i pret Grenell

Këshilli për Siguri Kombëtare i ShBA’së, ka publikuar disa fotografi të kryeministrit Avdullah Hoti dhe presidentit Aleksander Vuçiq në Shtëpinë e Bardhë.

Në fotografitë e publikuara shihet Emisari Special i Presidentit Trump, Richard Grenell duke i mirëpritur Hotin dhe Vuçiq’in.

“Presidenti Vuçiq dhe kryeministri Avdullah Hoti sapo arritën në Shtëpinë e Bardhë për bisedimet e ditës së sotme mes Kosovës dhe Serbisë. ShBA’ja është e gatshme të ndërmjetësojë.Normalizim Ekonomik”, thuhet në përshkrimin e fotografive të publikuara.

(Kosova Sot Online)