“Serbia mori vesh nga shërbimet se me çka do të përballemi në Shtëpinë e Bardhë”

  • A.P /
  • 03 September 2020 - 23:44
“Serbia mori vesh nga shërbimet se me çka do të përballemi në Shtëpinë e Bardhë”

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka dhënë versionin e tij për ata se çfarë ka ndodhur prapa dyerve të mbyllura në Shtëpinë e Bardhë.

Ai ka thënë se Serbia ka marrë vesh nga shërbimet informative se me çka do të ballafaqohet.

Vuçiq më pas ka shpalosur se si amerikanët e kanë hapur dokumentin ku thotë se është kërkuar njohja.

“Le ta dinë njerëzit si funksionon kjo, pala amerikane na e ndau dokumentin që nuk e ka parë asnjëra palë, ose pala jonë nuk e ka pa me siguri, ishte një “non paper” si i thonë, dhe atë dokument s’mund ta merrni me vete, sepse e ka numrin, e as ta fotografoni e as diçka tjetër”, ka thënë Vuçiq.

“Dhe na erdhi radha të prononcohemi për atë dokument. Ishte dokument shumë i vështirë, që fliste për njohjen reciproke”, ka thënë Vuçiq, duke theksuar se më vonë amerikanët e larguan këtë dokument.

(Kosova Sot Online)