Kur Albini pyetet rreth bashkimit me Vjosën: Veç le ti shpallim zgjedhjet, do të na shihni…

  • E.K /
  • 04 September 2020 - 08:13
Kur Albini pyetet rreth bashkimit me Vjosën: Veç le ti shpallim zgjedhjet, do të na shihni…

Albin Kurti ka folur rreth një bashkimi të mundshëm me kryetaren e Kuvendit, Vjosa Osmanin.

I pyetur nëse do ti shohim së bashku në zgjedhjet e ardhshme, ai tha se veç le ti shpallim zgjedhjet, se do të na shihni të gjithë së bashku.

Kurti thotë se populli e ka kuptuar se cfarë kanë bërë keq e cfarë s’kanë bërë mirë.

“Vec le ti shpallim zgjedhjet sa më parë se do të na shihni gjithë ata njerëz bashkë, por do ti shihni bashkë edhe ata të cilët janë në perëndim të karrierës së tyre politike, për shkak se populli e ka kuptuar cfarë kanë bërë keq e cfarë s’kanë bërë mirë”, u shpreh kryetari i VV-së, Albin Kurti.

(Kosova Sot Online)