Një eksperiment i shkencëtarëve, çoi në një zbulim të ri që i la “pa tekst”

  • G.G /
  • 04 September 2020 - 13:23
Një eksperiment i shkencëtarëve, çoi në një zbulim të ri që i la “pa tekst”

Në një banjë të një apartamenti të braktisur në Kinë, shkencëtarët gjetën një koronavirus, duke bërë kështu një zbulim novator.

Një apartament në qytetin Guangzhou të Kinës, i cili ishte pjesë e eksperimentit të shkencëtarëve, çoi në një zbulim të ri. Përkatësisht, si pjesë e eksperimentit, shkencëtarët kryen një simulim në një ndërtesë me qëllim të monitorimit të lëvizjes së virusit dhe të shohin nëse ai mund të përhapet nëpër tuba.

Kishte njerëz të infektuar në ndërtesë, dhe në banesat përreth, ku të infektuarve iu gjetën gjurmë të koronavirusit në tualet. Apartamenti u braktis disa muaj para eksperimentit, dhe shkencëtarët gjetën gjurmë të virusit në lavaman, në shatërvan, në dush dhe tualet. Shkencëtarët botuan zbulimin e tyre në revistën Environment International.

Banjo e ndotur ishte drejtpërdrejt mbi banesën e njerëzve që raportuan se ishin infektuar një javë para testit.

Kjo çon në përfundimin se virusi mund të qarkullojë përmes tubave, e cila u përcaktua nga shkencëtarët 17 vjet më parë gjatë epidemisë së SARS. Shkencëtarët kanë gjetur grimca virusi edhe në apartamente që janë 12 kate larg nga banesa e infektuar. Shkencëtarët supozojnë se të infektuarit përmes jashtëqitjes lëshuan virusin në sistemin e tubave dhe kështu ai u përhap në të gjithë ndërtesën.

17 vjet më parë, në kohën e epidemisë së madhe SARS në Hong Kong, 329 banorë të një ndërtese ishin infektuar dhe doli se shkaku i infeksionit masiv ishin tubat e këqij.

“Megjithëse nuk mund të përjashtojmë transmetimin përmes ashensorit, unë besoj se tubat kishin një pjesë më të madhe në këtë epidemi,” tha zyrtari në atë kohë.

Koronavirusi i ri përhapet kryesisht nga piklat, për çka këshillohet mbajtja e maskës dhe distance sociale, por shkencëtarët tashmë kanë provuar se mund të përhapet dhe përmes jashtëqitjes.

Eshtë vërtetuar se pacientët pozitivë gjithashtu kanë virusin në jashtëqitjen e tyre, i cili më pas përhapet më tej duke nga banja.

(Kosova Sot Online)