
Lexoni edhe:
Ivanka Trump reagon pas arritjes së marrëveshjes në mes të Kosovës dhe Serbisë
Ambasadori i Izraelit në Kombet e Bashkuara Gilad Erdan ka konfirmuar njohjen e shtetit të tij për Kosovën. Tregon se Prishtina zyrtare do të ketë ambasadën në Jerusalem.
“I uroj Benjamin Netanyahun dhe presidentin Donald Trump për arritjen e marrëveshjes. Serbia dhe Kosova do të hapin ambasadat në Jerusalem, duke ndjekur hapat e Amerikës dhe duke u hapur rrugën për këtë edhe vendeve të tjera’, shkroi ai në Twitter.
Ivanka Trump reagon pas arritjes së marrëveshjes në mes të Kosovës dhe Serbisë
Lexoni edhe:
Se Kosova shumë shpejt do të hapë ambasadën në Jerusalem e tha edhe kryeministri Avdullah Hoti.
‘Kam diskutuar me Netanyahun në prani të presidentit Trump dhe se shpejti do të kemi ambasadën në Jerusalem”, tha Hoti pas nënshkrimit të marrëveshjes me Serbinë.
(Kosova Sot Online)