Ja si ia ndryshoi Kina emrin Marco Rubios

  • A.P /
  • 15 May 2026 - 08:45
Ja si ia ndryshoi Kina emrin Marco Rubios

Kina ndryshoi mënyrën e shkrimit të emrit të Marco Rubios për t’i mundësuar atij pjesëmarrjen në samitin e presidentit amerikan, Donald Trump në Pekin, pa ia hequr zyrtarisht sanksionet që shteti kinez ia kishte vendosur Sekretarit amerikan të Shtetit.

Rubio ishte sanksionuar nga Kina në vitin 2020 për shkak të kritikave të ashpra ndaj politikave kineze në Xinjiang dhe Hong Kong. Sanksionet përfshinin edhe ndalim hyrjeje në territorin kinez.

Sipas raportimit të Al Jazeera, autoritetet kineze ndryshuan transliterimin kinez të mbiemrit të Rubios pak para se ai të merrte postin e sekretarit të shtetit në administratën Trump.

 

(Kosova Sot Online)