Hoti publikon fjalimin e tij pas nënshkrimit të marrëveshjes

  • S.A /
  • 05 September 2020 - 07:53
Hoti publikon fjalimin e tij pas nënshkrimit të marrëveshjes

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka publikuar fjalimin e tij të plotë pas nënshkrimit të marrëveshjes për normalizim të marrëdhënieve ekonomike me Serbinë në Shtëpinë e Bardhë.

Hoti ka thënë se në këtë ujdi Kosova bëri edhe një hap tjetër drejt normalizimit të raporteve me Serbinë.

 “Ky është një moment i rëndësishëm për Kosovën dhe rajonin. Ne jemi të nderuar të bashkëpunojmë së bashku. Ne bëmë edhe një hap tjetër drejt normalizimit të raporteve. Ne kemi të njëjtat vlera, demokracinë. Ne jemi për nisjen sa më të shpejtë të implementimit të kësaj marrëveshjeje”, ka deklaruar Hoti.

Ndërkohë, presidenti Donald Trump ka thënë se kjo marrëveshje, është arritur pas dekadash rivalizim e histori tragjike mes këtyre dy vendeve.

“Sot u arrit një marrëveshje për normalizim të marrëdhënieve ekonomike mes Kosovës dhe Serbisë, pas shumë e shumë vitesh, dekadash në fakt, rivalizim dhe histori tragjike mes vete. Jemi fokusuar në rritjen e vendeve të punës dhe në ekonomi”, ka thënë Trump.

(Kosova Sot Online )