Zhduket e mitura nga Gjilani

  • E.K /
  • 07 September 2020 - 09:38
Zhduket e mitura nga Gjilani

Një vajzë e moshës së mitur nga Gjilani, tash e disa ditë është larguar nga shtëpia pa asnjë gjurmë.

Policia e Kosovës bashkë me organet e tjera të hetuesisë janë duke punuar për të rënë në gjurmë të kësaj të miture.

“Rr. Vëllezërit Maliqi, Gjilan 05.09.2020 – 22:00. Me 06.09.2020ankuesja femër kosovare ka raportuar se vajza e saj femër kosovare e mitur është larguar nga shtëpia dhe ende nuk është kthyer. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në njoftimin e policisë së Kosovës.

(Kosova Sot Online)