Pranimi i Minishengenit në marrëveshjen e Washingtonit do ta përmbys së shpejti Qeverinë Hoti

Pranimi i Minishengenit në marrëveshjen e Washingtonit do ta përmbys së shpejti Qeverinë Hoti
Pranimi i Minishengenit në marrëveshjen e Washingtonit do ta përmbys së shpejti Qeverinë Hoti

Blerim Burjani

  • 07 September 2020 - 07:33

Shkruan: Blerim Burjani

“Serbia nuk u detyrua as ta heq Kosovën nga preambula e saj kushtetuese e lëre më që ajo ta njeh Kosovën. Serbia duket se del fituese në këtë pjesë të dialogut, edhe ashtu pala serbe e ka shpallë fitoren kundër pavarësisë së Kosovës. Kosova nuk duhet të flas më tutje fare me Serbin, përveç njohjes reciproke. Demi i parë kundër shtetit të Kosovës u bë me fusnotën, e tash i shtohet edhe çështja territoriale Ujmanit dhe Minishengeni. "Sazhen apo Minishengen" ,Kosova pranon Minishengenin të kundërshtuar nga të gjitha partitë politike në Kosovë prandaj qeveria pritet të rrezohet. Kosova nuk mundë të jetë pjesë e kurrfarë "Minishengeni ballkanik që është interes serb e kundër Kosovës, pra nuk ka gjasa të jetë Kosova në asnjë variant pjesë artificiale dhe pjesë e apetetiteve serbe.Sidoqoftë raportimi i Hotit në Kuvend është i domosdoshëm, nëse ka ndonjë "Marrëveshje Minishengen" brenda një dokumenti të tillë atëherë kjo qeveri bie. Kuvendi i Kosovës është autoriteti suprem për të vendosur për këtë çështje , përveç nëse zbatohet klauzola e Kushtetuese ku thuhet se marrëveshjet ndërkombëtare kanë fuqinë e ligjit prioritar”.

-Marrëveshja e Uashingtoni duhet të analizohet dhe duhet të jepet qëndrim përfundimtar në Kuvendin e Kosovës. Hoti dështoj të mbroj interesin e Kosovës sa i përket Minishengenit dhe Ujmanit. Këto dy pika të marrëveshjes deklarative janë në dëm të Kosovës. AAK dhe Ramushi pranuan të dy pikat e dëmshme së bashku me LDK-në që e kishte refuzuar më parë marrëveshjen Minishengen. Kosova po dëmtohet në këto dy pika politikisht. Tash është çështje e Kuvendit të Kosovës që më tutje të merret me këtë temë. Nuk ka çka i duhet Ramushit pozita e presidentit fare në këto rrethana negative që po dalin për Kosovën. Kjo është e meta e dialogut nga Kosova e pa aftë dhe pa njerëz kompetentë, me njerëz pa kapacitete profesionale që shkojnë me duar në xhepa dhe kthehen po ashtu me duar në xhepa si të dështuar. Këta njerëz, pra ky koalicion nuk dihet nëse do ta dërgoj në Kuvend këtë marrëveshje që të vlerësohet, apo do të tentojnë ta bëjnë prioritet të zbatimit, ashtu si i përcakton Kushtetuta. Ndryshe marrëveshja ekonomike Kosovë -Serbi ka rëndësi të madhe, por nuk ka përparim në normalizim të marrëdhënieve në mes dy shteteve, pra vazhdon agonia politike dhe paqartësia. Serbisë i konvenojnë të gjitha marrëveshjet përveç njohjes reciproke. Nëse nuk ka njohje nga Serbia, edhe njëqind vjet do të pajtohet Serbia për të negociuar me Kosovën për të vazhduar kështu pa ndonjë njohje përfundimtare të Kosovës. U pa ashiqare që pas shumë debateve spekulative në Prishtinë asgjë nuk ndodhi sepse marrëveshje politike nuk ka. Ne kemi një debat anarkik spekulative. Marrëveshjet tjera janë marrëveshje që Serbisë i konvenojnë në çdo gjë që përfiton ekonomikisht , por regjioni mbetet në tensione politike dhe kërcënime të vazhdueshme. Po ashtu deri më tash s’ka informatë zyrtare as nga Izraeli. Asnjë fjalë nuk është shkruar në portalin zyrtar të Ministrisë së Punëve të Jashtme të këtij shteti për ta konfirmuar se Izraeli do ta njeh ose e ka njohtë Kosovën, përveç deklarimeve politike të bëra në Uashington”.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".