
Lexoni edhe:
VV i kërkon Hotit të raportojë në Kuvend për marrëveshjen e Uashingtonit
Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese Enver Hasani ka folur rreth marrëveshjeve të arritura në Shtëpinë e Bardhë.
“Jam shumë i sigurt që kjo marrëveshje paraqet hapin më të qëlluar gjeostrategjik që kanë bërë lidershipi i Kosovës dhe institucionet e vendit pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës. Ky është një hap me rëndësi kolosale gjeostrategjike dhe atë për disa arsye’, tha Hasani.
“E para, së paku për një kohë të pacaktuar thuajse ka bërë të pamundur çështjen e shkëmbimeve territoriale’, shpjegoi Hasani.
VV i kërkon Hotit të raportojë në Kuvend për marrëveshjen e Uashingtonit
Lexoni edhe:
“Arsyeja e dytë që i jep një peshë të veçantë gjeostrategjike është se ka krijuar një ekvidistansë të njëjtë të Kosovës dhe Serbisë kundrejt SHBA’së dhe strukturat e sigurisë euro-atlantike”, tha ai.
‘E treta arsye është se Kinës dhe Rusisë dukshëm ia ka ngushtu hapësirën për manovrim. Instrumenti kryesor i Kinës që e ka projektu në projektin imperial’, theksoi ai.
(Kosova Sot Online)