Hasani flet rreth reagimit të BE’së pas marrëveshjes në Shtëpinë e Bardhë

  • A.P /
  • 07 September 2020 - 22:00
Hasani flet rreth reagimit të BE’së pas marrëveshjes në Shtëpinë e Bardhë

Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese Enver Hasani ka folur rreth reagimit të Bashkimit Europian për marrëveshjet që Kosova nënshkroi në Shtëpinë e Bardhë. Sipas Hasanit, arritja në Uashington në praninë e Trumpit do të jetë pjesë e marrëveshjes finale në mes të Kosovës dhe Serbisë.

“Unë besoj që të gjitha këto negociata kur të lypet sanksionimi formal të gjitha…do të thotë do të jetë bashkë kjo pjesa që u arrit në Uashington, përfshirë edhe angazhimin europian…në fund do të jenë bashkë sepse ndryshe nuk mund të ekzekutohet ndryshe sepse faktikisht po të ishte ndryshe atëher marrëveshjet që u arritën në Uashington janë të një territori tjetër…e jo të Kosovës…s’ka logjikë’, tha Hasani.

“Ajo çka mund të jetë ndonjë hatërmbetje europiane është që firmat amerikane të jenë më shumë prezentë në Kosovë”, tha Hasani.

(Kosova Sot Online)