Lexoni edhe:
Publikimet e OVL të UÇK-së: Specialja s’komenton veprimet në Prishtinë
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës njofton se java e dytë e muajit shtator do të kushtëzohet me mot kryesisht të qetë, me diell dhe vranësira të shpërndara.
IHK bën të ditur se për shkak të kthjellimeve dhe prezencës së madhe të diellit, indeksi UV do të vazhdojë të mbetet i lartë dhe kujdesi ndaj këtyre rrezeve në orët e mesditës do të ishte i domosdoshëm, sidomos te një pjesë e popullatës me sëmundje kronike.
Publikimet e OVL të UÇK-së: Specialja s’komenton veprimet në PrishtinëLexoni edhe:
Sot temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 11-13, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 26-28 gradë Celsius.
Do të fryjë erë kryesisht nga verilindja me shpejtësi 1-7 m/s.
(Kosova Sot Online)