Berisha reagon pasi Haradinaj sulmoi koordinatorin e dialogut: Kosova s’ka ministër të jashtëm

  • A.P /
  • 08 September 2020 - 16:03
Berisha reagon pasi Haradinaj sulmoi koordinatorin e dialogut: Kosova s’ka ministër të jashtëm

Ish’zëvendësministri i Punëve të Jashtme, Anton Berisha ka thënë sot se sulmet që po bëhen ndaj koordinatorit për dialog, Skender Hysenit, janë përpjekje për të personalizuar ngjarjen në Shtëpi të Bardhë, apo për ta goditur në mënyrë indirekte.

Berisha në Facebook ka shkruar se Skender Hyseni është sipas tij njeriu më i thirrur dhe më i kompletuar në kryerjen e detyrave në këtë periudhë delikate për vendin.

Ai thotë se nga të gjithë Ministrat e Jashtëm, ai ka qenë i vetmi që e ka kryer mandatin pa gabime që i kanë kushtuar më vonë Kosovës.

Sipas tij, në vend janë duke u bërë përpjekje që të arriturat diplomatike të minohen përmes politikës së brendshme.

Në fund, Berisha ka shkruar se Skender Hyseni nuk është fajtor pse Kosova në gjithë këto vite nuk ka Ministër të Jashtëm.

Këto deklarime të Berishës vijnë pas kritikave që kreu i AAK’së, Ramush Haradinaj i ka pasur për koordinatorin Skënder Hysenin.

(Kosova Sot Online)