
Lexoni edhe:
Konjufca ia hap derën Vjosa Osmanit për bashkëpunim me Vetëvendosjen
Presidenti Donald Trump ka thënë se udhëheqësit e Departamentit të Mbrojtjes dëshirojnë të vazhdojnë të bëjnë luftra në mënyrë që t’i mbajnë prodhuesit e armëve të kënaqur.
Trump vazhdon të kundërshtojë akuzat se ai ka bërë komente ofenduese për ushtarët e rënë amerikanë, përfshirë ushtarët e Luftës së Parë Botërore të vdekur që gjenden në një varrezë ushtarake amerikane në Francë të cilët i ka quajtur “humbës” dhe “të dështuar” në vitin 2018.
Në një konferencë për media në Shtëpinë e Bardhë të hënën, Trump ripërsëriti pretendimet e tij se storja ishte “e shpikur” dhe tha: “Nuk jam duke thënë se ushtria është në dashuri me mua. Ushtarët janë”.
Konjufca ia hap derën Vjosa Osmanit për bashkëpunim me Vetëvendosjen
Lexoni edhe:
Megjithatë, ai shtoi, “Njerëzit më të lartë në Pentagon ndoshta nuk janë sepse ata nuk duan të bëjnë asgjë tjetër pos të luftojnë në luftra kështu që të gjithë ato kompanitë e mrekullueshme që prodhojnë bomba dhe aeroplanë dhe bëjnë gjithçka tjetër të mbetet e lumtur”.
Marrëdhënia e Trump me udhëheqësit e lartë ushtarakë është tensionuar që nga kërcënimi I tij këtë verë për të përdorur Ligjin e Kryengritjes për të mundësuar trupa shtesë për forcat policore gjatë protestave pas vdekjes së George Floyd.
Gjenerali Mark Milley, kryetar i trupit më të lartë ushtarak brenda Departamentit të Mbrojtjes ka shprehur pendimin e tij pas ecjes me presidentin Trump përgjatë sheshit Lafayette në Washington D.C e cila doli të jetë një fotografi gjatë protestave.
Sekretari i Mbrojtjes, Mark Esper, të cilin e emëroi Trumpi, ishte kryelobues në Uashington i kontraktorit të mbrojtjes, Raytheon Co. para se të bëhej sekretar i Ushtrisë më 2017.
(Kosova Sot Online)