Koalicioni LDK-AAK ka gjasë të mos funksionojë më

  • A.P /
  • 08 September 2020 - 21:16
Koalicioni LDK-AAK ka gjasë të mos funksionojë më

Zyrtarisht, janë partnerë të koalicionit.

Por, mes Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës nuk po shkon gjithçka mirë.

Lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj, po vazhdon të shpreh pakënaqësitë me veprimet e kreut të Qeverisë, Avdullah Hotit.

Së fundmi, Haradinaj madje ka përmendur edhe mundësinë e daljes nga koalicioni.



Sipas gazetarit Bekim Kabashi përjashtimi i AAK-së në disa raste nga LDK-ja dhe Hoti, mund të jetë me rrezik për koalicionin.

Sa u përket bisedimeve në Bruksel, Kabashi thotë se përfaqësuesve të Brukselit nuk iu përshtatet shumë prania e AAK-së në takime.

Arton Demhasaj, nga Organizata Çohu thotë se në fakt gjithë arsyeja e përçarjes është pozita e Presidentit.

Demhasaj, pohon se në një fazë të tillë të dialogut përçarje të tilla të koalicionit e dëmtojnë këtë proces.

Ndryshe, Haradinaj fillimisht ishte shprehur i pakënaqur me marrëveshjen e nënshkruar në Uashington pastaj edhe me delegacionin kosovar në Bruksel.

(Kosova Sot Online)