Shtëpia e Bardhë: Nënshkrimi i marrëveshjes Izrael-EBA, më 15 shtator
Presidenti amerikan Donald Trump do të presë një ceremoni në Shtëpinë e Bardhë më 15 shtator për nënshkrimin e marrëveshjes së normalizimit midis Izraelit dhe Emirateve të Bashkuara Arabe, tha sot një zyrtar amerikan.
“Ndoshta, do të jetë i pranishëm kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu”, shtoi i njëjti burim.
Kjo marrëveshje e bën EBA-n vendin e tretë arab që vendos marrëdhënie diplomatike me shtetin hebre, pas traktateve të paqes së përfunduar me Egjiptin (1979) dhe Jordaninë (1994).
(Kosova Sot Online)
