Një person veturën që e mori me qera në Kosovë e ka shitur në Serbi

  • A.P /
  • 13 May 2026 - 11:15
Një person veturën që e mori me qera në Kosovë e ka shitur në Serbi

Një rast jo shumë i zakonshëm ka ndodhur disa ditë më parë në Prishtinë.

Sipas policisë, një burrë dyshohet se makinën që e mori me qera, e ka shitur në Serbi.

Në njoftimin zyrtar bëhet e ditur se njësitet policore janë duke hetuar rastin.

“Ankuesi mashkull kosovar me 12.05.2026 ka raportuar se, i dyshuari mashkull kosovar me datë 04.05.2026 nga ankuesi kishte marrë me qira veturën me targa vendore dhe sipas tij me të njëjtën veturë dyshohet se pasi është futur në territorin e Serbisë, të njëjtën e ka shitur atje në një auto servis. Lidhur me rastin është informuar edhe prokurori, ndërsa njësitet policore janë duke hetuar rastin”, thuhet në raportin e policisë.

(Kosova Sot Online)