
Lexoni edhe:
Vjosa Osmani do që të krijojë iniciativë të re, thotë se nuk do t’i bashkohet asnjë partie
Konflikti me Greqinë, ish-kryeministri turk trondit Erdoganin: Vetëm Azerbajxhani na mbështet
Ish-kryeministri i Turqisë, Ahmet Davutoglu ka kritikuar Presidentin Recep Tayyip Erdogan dhe strategjinë diplomatike që po ndjek Ankaraja në konfliktin detar me Greqinë.
Në një postim në rrjetet sociale ai u shpreh se aleati i vetëm i Turqisë në këtë betejë me Greqinë është vetëm Azerbajxhani.
“Ne mbështesim qeverinë për Mesdheun lindor, për të cilin kemi të drejtë. Megjithatë, ajo që nuk duhet të harrojmë është fakti se Azerbajxhani është i vetmi vend që na mbështet, jo sepse pozicionet tona nuk janë të drejta, por për shkak të diplomacisë sonë të dobët” tha ai.
(Kosova Sot Online)