Agim Veliu takon Hazirin, i çon mesazhe Vjosa Osmanit: Ke punuar shumë kundër LDK’së, por s’mund ta ndash

  • G.G /
  • 09 September 2020 - 12:31
Agim Veliu takon Hazirin, i çon mesazhe Vjosa Osmanit: Ke punuar shumë kundër LDK’së, por s’mund ta ndash

Nënkryetari i LDK’së, Agim Veliu i ka dërguar sot një porosi kryetares së Kuvendit, Vjosa Osmanit, duke thënë se ajo e as dikush tjetër nuk mund ta ndajnë Lidhjen Demokratike.

Pas vizitës në Komunën e Gjilanit, ku Veliu është takuar me kryetarin e kësaj komune, Lutfi Hazirin, nënkryetari i LDK’së e Ministri i Punëve të Brendshme është pyetur edhe për deklarimet e Vjosa Osmanit se do të vazhdojë rrugëtimin politik jashtë Lidhjes Demokratike.

Megjithatë, sipas Veliut, nga LDK’ja mund të ndahen individë, mirëpo, kjo nuk e ndanë partinë.

“Lidhja Demokratike deri tash është tregu historikisht që nuk mund ta ndajë askush, mund të ndahen individë, kushdo qofshin por LDK është vshtirë të ndahet”, ka thënë ai.

Sipas tij, LDK është parti që ju ka qëndru përpara edhe shumë stuhive tjera, e Vjosa Osmani ka kohë që ka punuar kundër këtij subjekti.

“LDK është parti tepër mirë e organizuar, parti politike që ju ka qëndruar shumë stuhive dhe nuk e besoj që mund ta ndajë dikush LDK’në aq më pak Vjosa Osmani e cila ka kohë që punon kundër LDK’së ajo ka kohë që është jashtë LDK’së me punë dhe veprime, me trup ka qenë në LDK deri më tash”, ka thënë Veliu para gazetarëve.

(Kosova Sot Online)