Lexoni edhe:
6 të vdekur dhe 76 raste të reja me Covid 19 brenda 24 orëve në Kosovë
Kryeministri i Kosovës Avdullah Hoti e ka arsyetuar ndryshimin e qëndrimeve për nismën rajonale mini-Shëngen.
Ai në një konferencë për media ka thënë se edhe në Uashington e ka kundërshtuar këtë ide, por ka qenë kërkesë e ShBA-së dhe për këtë e kanë pranuar.
6 të vdekur dhe 76 raste të reja me Covid 19 brenda 24 orëve në KosovëLexoni edhe:
Hoti tha se do të jetë të kujdesshëm që mos të cenohen interesat e vendit.
Ndërkohë foli edhe për përfaqësimin e AAK-së në dialog, ku tha se ai kur kryeson delegacionin nuk përfaqëson vetëm LDK-në, por të gjithë vendin.
Sa i përket moratoriumit njëvjeçar në mos aplikim në organizata ndërkombëtare, shefi i Ekzekutivit tha se pa përkrahjen e SHBA-së nuk mund të aplikojnë askund.
Ndërsa, për pikën e marrëveshjes për liqenin e Ujmanit, Hoti tha se ai ka qenë siç është në marrëveshje dhe se çdo deklarim tjetër nuk qëndron.
(Kosova Sot Online)