Nuk i kthejnë fëmijët në vendin ku ndodhi krimi – ndërtohet shtëpi për jetimët që iu vra nëna
Qeveria e Kosovës ka marr vendim për ndarjen e 20 mijë eurove për ndërtim të shtëpisë për fëmijët e gruas së vrarë në Kamenicë nga bashkëshorti i saj.
Ministrja e Financave, Hykmete Bajrami në fjalën e sajë para kabinetit qeverisës tha se dihet se asaj familje i është ndërtuar më parë shtëpia nga shoqata “ Jetimët e Ballkanit” por qendra për Punë Sociale ka rekomanduar që fëmijët të mos kthehen në vendin ku ka ndodhur krimi.
Bajrami njoftoi që truallin për ndërtimin e shtëpisë e ka ndarë komuna e Kamenicës përmes donatorëve.
(Kosova Sot Online)
