Lexoni edhe:
6 të vdekur dhe 76 raste të reja me Covid 19 brenda 24 orëve në Kosovë
Kryeministri i vendit, Avdullah Hoti, i është kundërpërgjigjur sot kreut të AAK-së, Ramush Haradinajt, pas kritikave të këtij të fundit se ministrat e partisë së tij po i lë jashtë tavolinës së bisedimeve.
Hoti ka thënë se është ai që e përfaqëson qeverinë në tryezën e bisedimeve.
6 të vdekur dhe 76 raste të reja me Covid 19 brenda 24 orëve në KosovëLexoni edhe:
“Kur unë kryesoj delegacionin përfaqësoj qeverinë, edhe AAK-në edhe NISMA-n edhe partnerët tjerë të koalicionit. AAK-ja është e përfaqësuar përmes meje në procesin e dialogut”, ka thënë Hoti në konferencë për media pas mbledhjes së qeverisë.
Ai ka thënë se nga shpallja e pavarësisë nuk ka pasur Kosova asnjëherë vëmendjen kaq të madhe dhe se qeveria e tij i ka dyert e hapura në Uashington, Bruksel në NATO, derisa, ka shtuar se qeveria e tij nuk ka hyrë në dialog për të bërë lojëra.
(Kosova Sot Online)