Sejdiu reagon pasi u përmend se mund t’i bashkohet iniciativës së Vjosa Osmanit

  • A.P /
  • 09 September 2020 - 18:34
Sejdiu reagon pasi u përmend se mund t’i bashkohet iniciativës së Vjosa Osmanit

Dardan Sejdiu e ka mohuar lajmin se do t’i bashkohet partisë së Vjosa Osmanit

Sejdiu ka shkruar në Facebook se angazhimi i tij në parti politike është përmbyllur në vitin 2019, kur edhe është larguar nga PSD’ja.

“Kapitulli i angazhimit tim në parti politike është përmbyllur me 7 Nëntor 2019.

Kjo nuk ka ndryshuar dhe as nuk do të ndryshojë”, ka shkruar Sejdiu.

Mundësinë e futjes në një parti me Vjosa Osmanin, gjatë ditës së sotme e kanë mohuar edhe Lumir Abdixhiku e Shpend Ahmeti.

(Kosova Sot Online)