Lexoni edhe:
6 të vdekur dhe 76 raste të reja me Covid 19 brenda 24 orëve në Kosovë
Para disa netësh kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës Ramush Haradinaj, në një debat televiziv i kishte quajtur gazetarët “zagarë”.
Këtë çështje e ka komentuar zëvendësi i tij në AAK, Ardian Gjini.
Gjini tha se nuk është dashur që Haradinaj ta përdorte këtë fjali.
“Me siguri edhe këto dalin prej stresit. Unë e di që kryetari Haradinaj ka respekt për një numër të madh të gazetarëve. Ai e ka dëshmuar edhe me sjell. Unë po i jap të drejtë vetës të them se nuk ka qenë dashur të përdorët ajo fjalë”, tha Gjini
6 të vdekur dhe 76 raste të reja me Covid 19 brenda 24 orëve në KosovëLexoni edhe:
Mirëpo ai theksoi se edhe gazetarët duhet ta shohin vetën si pjesë të Kosovës.
“Nganjëherë ne e gjuajmë vetën në këmbë e qëllojmë vetën në këmbë. Unë e di që gazetarët kanë të drejtë të shkruajnë edhe jemi shumë më përpara se gazetarët e rajonit me lirinë e shprehjes, lirinë e shtypit dhe me gazetarinë. Ne e kemi ndjenjën se edhe gazetarët duhet ta shohin vetën si pjesë e Kosovës. Ndoshta është përshtypje e gabuar. Në të shumtën e rasteve e shohin. E di që është e kontestueshme. Numri dy i Aleancës shtoi se ish-kryeministri Ramush Haradinaj, ka pasur gjithmonë respekt për gazetarët edhe kur ata e kanë sulmuar atë”.
(Kosova Sot Online)