Palmer: Kosova është shtet, nuk krahasohet me Republikën Serbe në Bosnjë

  • A.P /
  • 09 September 2020 - 20:00
Palmer: Kosova është shtet, nuk krahasohet me Republikën Serbe në Bosnjë

Zëvendës asistent Sekretari i Shtetit amerikan me përgjegjësi për Ballkanin Perëndimore dhe Egjeun, Matthew Palmer, ka thënë në një intervistë se nuk e sheh krahasimin mes Kosovës dhe Republikës Serbe në Bosnjë e Hercegovinë.

Derisa ishte pyetur nga gazetarët në lidhje me deklaratën e anëtarit serb të Presidencës Boshnjake Millorad Dodik, në lidhje me statusin e Kosovës dhe Republikës Serbe, Palmer ka thënë se nuk ekziston një sqarim i statusit për Kosovën pasi SHBA e njeh atë si shtet dhe ka lidhje diplomatike me të.

“Kosova është një shtet dhe ne kemi marrëdhënie diplomatike me ta. Sa për RS, korniza për të ardhmen politike u krijua nga Marrëveshja e Paqes e Dejtonit dhe kjo është e ardhmja e Bosnjes e Hercegovines, e cila është e pavarur dhe ka integritetin e saj territorial. Ajo e ardhme është më e mira për njerëzit në RS, por gjithashtu për të gjithë në Bosnjen e Hercegovinen. Ne shumë do të dëshironim të shihnim një marrëveshje midis Beogradit dhe Prishtinës, e cila do t’i hapte rrugën BE” , theksoi Palmer.

Duke folur për marrëveshjen midis Vuçiqit dhe Hotit në Uashington, Palmer theksoi se marrëveshja e arritur kishte për qëllim mbështetjen e normalizimit të marrëdhënieve ekonomike.

“Normalizimi ekonomik gjithashtu duhet të mundësojë normalizimin politik të marrëdhënieve. Isha në Bruksel para disa ditësh dhe fola me Lajcak, Vucicin dhe Hotin. Unë thashë që Shtetet e Bashkuara mbështesin procesin e udhëhequr nga BE dhe unë nuk do ta përfshija Bosnjën dhe Hercegovinën fare në ato procese. Ajo që po ndodh me RS është një çështje e brendshme e Bosnjës e Hercegovines, dhe kjo është premtimi i Vuçiqit gjithashtu”, shpjegoi Palmer.

(Kosova Sot Online)