Skënderaj, burri dyshohet se theri së paku 10 herë me thikë gruan e tij

  • A.P /
  • 09 September 2020 - 23:31
Skënderaj, burri dyshohet se theri së paku 10 herë me thikë gruan e tij

Një burrë ka goditur sot gruan e tij më thikë në një shtëpi në Skenderaj, me ç’rast është arrestuar nga Policia e Kosovës.

Mësohet se viktima ishte goditur së paku dhjetë herë me thikë në pjesën e gjoksit dhe në disa pjesë tjera të trupit.

Lajmin e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Mitrovicë, Valon Preteni.

“Prokuroria është duke e përgatitur kërkesën për caktimin e paraburgimit pas arrestimit që iu ka bë burrit të të plagosurës në Skenderaj”, tha Preteni.

(Kosova Sot Online)