Avdyli: Agim Veliu e Avdullah Hoti e shihnin Vjosa Osmanin si pengesë në LDK

  • A.P /
  • 09 September 2020 - 23:36
Avdyli: Agim Veliu e Avdullah Hoti e shihnin Vjosa Osmanin si pengesë në LDK

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Haxhi Avdyli, ka thënë se nënkryetarët e LDK’së, Agim Veliu dhe Avdullah Hoti, e shohin si pengesë kryetaren e Kuvendit, Vjosa Osmanin.

“Agim Veliu, Avdullah Hoti, e shohin pengesë Vjosa Osmanin”, është shprehur Avdyli.

Ai tha se Osmani shihet si një gurë në rrugën e tyre të avancimit.

“E shohin si një gur në rrugën e tyre të avancimit. Sepse e shohin që vjosa ka një përkrahje të madhe nga strukturat e LDK’së”, ka thënë Avdyli.

Tutje, Avdyli shprehet i bindur se këta persona kanë punuar pas shpinës së Osmanit.

“Ata kanë punuar natë e ditë duke e injoruar dhe shkelur identitetin e saj. Duke punuar prapa shpinës së saj që ajo të largohet. Por Vjosa nuk u largua për shkak të dashurisë që ka për LDK’në”, shtoi Avdyli.

(Kosova Sot Online)