Fëmijët e porsalindur do të përfitojnë nga 120 euro

  • A.P /
  • 10 September 2020 - 20:55
Fëmijët e porsalindur  do të përfitojnë nga 120 euro

Kuvendi i komunës së Vushtrrisë ka aprovuar ndarjen e mjeteve buxhetore për realizimin e subvencionit prej 120 eurove për fëmijët e porsalindur.

Kryetari i komunës, Xhafer Tahiri, ka njoftuar përmes një statusi në Facebook se nga to përfitojnë të gjithë fëmijët e lindur në vitin 2020.

“Prindërit mund të shkarkojnë formularin e aplikimit online në ëeb faqen e komunës dhe të dorëzojnë atë bashkë me dokumentet përcjellëse në zyrën pritëse të komunës”, ka njoftuar Tahiri.

(Kosova Sot Online)