Mustafa: Do të kujdesemi që mini-Shengeni të realizohet pa e prekur sovranitetin e Kosovës

  • A.P /
  • 10 September 2020 - 21:14
Mustafa: Do të kujdesemi që mini-Shengeni të realizohet pa e prekur sovranitetin e Kosovës

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, ka thënë se ideja e mini-Shengenit do të realizohet dhe qeveria dhe LDK’ja do të kujdeset që gjatë realizimit të mos preket sovraniteti i Kosovës.

 “Ne do të kujdesemi si LDK por edhe qeveria që mini-Shengeni do të realizohet deri në kufijtë ku nuk preket sovraniteti shtetëror i Kosovës”, është shprehur Mustafa.

Tutje, Mustafa thotë se mini-Shengeni duhet të realizohet, por nuk është dakord që të prodhohet një union doganor.

“Vërejtja jonë për mini-Shëngenin është se ne nuk duhet të institucionalizojmë organizimin e mini-Shengenit, por ajo që duhet të jetë në harmoni me proceset e Berlinit. Ne duhet të krijojmë kushte për qarkullim të lehtë të mallrave. Por, nuk jemi të gatshëm që ne të bëjmë union doganor”, ka thënë Mustafa.

 “Ne duhet të krijojmë kushte për qarkullim të lehtë të mallrave sepse kjo krijon kushte për investime të tjera”, shtoi Mustafa.


(Kosova Sot Online)