Një tërmet i fuqishëm ka goditur këtë vend
Një tërmet i fuqishëm goditi sot (16 qershor) Indonezinë, duke shkaktuar panik, dëme të shumta materiale, por deri tani nuk raportohen viktima.
Sipas Shërbimit Gjeologjik të SHBA-së, tërmeti u regjistrua me magnitudë 6.7 ballë, të shkallës Rihter.
Tërmeti ishte i përqendruar në juglindje të Palu në provincën qendrore të Sulaëesi dhe u regjistrua në orën 10:27 të mëngjesit sipas orës lokale.
Nga pamjet e regjistruara të cilat kanë bërë xhiron e rrjetit shihen momente paniku, të qytetarëve të cilët shpejtojnë të largohen nga zona të rrezikuara.
Nuk ka të dhëna alarmi për një tsunami të mundshëm, por paniku te qytetarët është i madh.
(Kosova Sot Online)
