Lexoni edhe:
Krasniqi: Fat i keq që Thaçi ka qenë kryeministër
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, ka thënë se kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, u propozua për president nga partia e tij, por gjatë bisedimeve në formimin e koalicionit LDK-AAK-Nisma, vet Haradinaj kishte kërkuar të mos diskutohet çështja e presidentit.
“Sa i përket presidentit, unë konsideroj se posti i presidentit duhet të jetë marrëveshje e suazave më të gjëra. Gjatë marrëveshjes së koalicionit me AAK’në dhe Nismën, ne nuk kemi diskutuar. Me VV’në kemi diskutuar, por jo në koalicionin e fundit”, është shprehur Mustafa.
“Haradinaj më ka thënë se nuk është mirë të diskutohet për presidentin për shkak se i kemi 61 vota dhe nuk mund ta zgjedhim presidentin”, ka thënë Mustafa.
Krasniqi: Fat i keq që Thaçi ka qenë kryeministërLexoni edhe:
Tutje, ai tha se nuk sheh asgjë të keqe që AAK të propozojë Haradinajn për president, por jo të kushtëzojë LDK’n, sepse nuk munden.
“Unë nuk shoh asgjë të keqe që AAK e ka ofruar Haradinajn president. Mirëpo nuk është mirë të kushtëzohet. Por, edhe sikur të kushtëzon LDK’në, kjo nuk do të mjaftonte”, ka thënë Mustafa.
“Nëse lëmë anash VV’në pa PDK’në, ne përsëri nuk mund ta zgjedhim këtë problem”.
Gjithashtu Mustafa thotë se lidhur me postin e presidentit duhet diskutuar të gjithë bashkë, e nëse nuk ka zgjidhje të problemit duhet shkuar në zgjedhje.
“Unë e shoh të arsyeshme që të gjithë të ulemi dhe të diskutojmë rreth kësaj çështje. Nëse nuk ka zgjidhje ne mund të shkojmë në zgjedhje”, shtoi Mustafa.
(Kosova Sot Online)