Lexoni edhe:
Krasniqi: Fat i keq që Thaçi ka qenë kryeministër
Ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, ka pohuar se ka qenë i ftuar nga Gjykata Speciale në cilësinë e të akuzuarit.
Krasniqi konfirmon tutje se aty është mbrojtur në heshtje.
“Kam qenë i ftuar në cilësinë e të akuzuarit, i akuzuar. Unë nuk kam folur, jam mbrojtë në heshtje dhe ne duhet t’i shohim cilat janë akuzat”, ka thënë ai.
Krasniqi: Fat i keq që Thaçi ka qenë kryeministërLexoni edhe:
Krasniqi ka thënë tutje se kjo gjykatë po vazhdon ta dëmtojë Kosovën e ta “amnistojë” Serbinë.
“Me këtë gjykatë është dëmtuar Kosova sepse qe pesë vite po flitet për krimet e pretenduara të UÇK-së, nuk e di edhe për sa vite do të flitet por këtu e shoh të amnistuar Serbinë e cila ka kryer krime dhe gjenocid në Kosovë”, tha ai.
Ish-zëdhënësi i UÇK-së ka marrë ftesën nga Gjykata Speciale vitin e kaluar. Ai vetë kishte njoftuar se më 24 korrik të vitit 2019 do të paraqitej në këtë gjykatë për intervistim.
(Kosova Sot Online)