Hajnat ia vjedhin pejanit 80 koshere me bletë

  • E.K /
  • 11 September 2020 - 10:54
Hajnat ia vjedhin pejanit 80 koshere me bletë

Një vjedhje e rëndë ka ndodhur dje gjatë ditës në Komunën e Pejës.

Një person ka lajmëruar në polici rreth orës 14:00 se disa persona të panjohur ia kanë vjedhur 80 koshere me bletë.

Viktima ka deklaruar në PK se vlera e dëmit është e lartë.

Deri më tani nuk njoftohet për të arrestuar dhe rasti është duke u hetuar.

“Pejë 10.09.2020 – 14:25. Viktima mashkull kosovar ka informuar se persona të pa njohur i kanë vjedhur 80 koshere me bletë. Sipas viktimës, vlera e dëmit është e lartë. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në njoftim të policisë.

(Kosova Sot Online)